73
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se SHBA-ja ende kundërshton një armëpushim të përgjithshëm në Gaza, duke besuar se ai do të ndihmojë militantët e Hamasit.
Ai është shprehur se ShBA-ja e mbështet pauzën humanitare, shkruan Sky News,
“Ne mbështesim pauzat humanitare, në përpjekje për të larguar pengjet dhe për më shumë ndihmë, por ne nuk mbështesim një armëpushim në këtë kohë”, është shprehur ai.
Ai gjithashtu përshëndeti vendimin e Izraelit për të lejuar dërgesën e miellit në Gaza.