Sistemi i Interpolit problem teknik, disa kosovarë ngecen në kufirin Mal i Zi-Kosovë pasi dolën si “të kërkuar”

by Nexhat

Si pasojë e një problemi në sistem, disa qytetarë të Kosovës sonte kanë pritur me orë të tëra në pikën kufitare të Bozhajt, pasi sistemi i Interpolit vazhdimisht u ka shfaqur paralajmërime policisë për secilin kosovar duke i shfaqur si “të kërkuar”

Megjithatë siç raporton “Vijesti”, Drejtori i Policisë ka treguar se problemi është rregulluar rreth orës 20:30 dhe më pas kanë mundur të lejojnë së paku tetë shtetas të Kosovës që të kalojnë në Kosovë.

banner

 “Vijesti”, shkruan se policët në pikën kufitare e kanë pasur të qartë se ndoshta ka pasur problem me aplikacionin e Interpolit, megjithatë për shkak të kontrolleve nuk kanë mundur t’i lënë qytetarët e Kosovës të kalojnë kufirin.

Një burim për “Vijesti” ka thënë se ky lloj problemi në përdorimin e aplikacionit Interpol “ndodh shumë rrallë”

“Prandaj do të kontrollojmë se çfarë e ka shkaktuar këtë”, ka thënë burimi i “Vijesti”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy