“S’ka gabime, por tradhti!”, Meta tregon ndryshimin e qëndrimit nga 2014 dhe sot për “Zgjedhoren”, flet për një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha

by Nexhat

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa u pyet në lidhje me qëndrimet e tij në lidhje me reformën territoriale në 2014-ën dhe sot me reformën zgjedhore, si dhe qasjen e kundërt

Ai foli para gazetarëve për një marrëveshje dhe komplot për LSI-në.

“Asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. Është një shprehje e gjetur, që në nivelet e larta nuk ka gabime, por tradhti. Dua shpjegoj pak më tepër këtë çështje. Në vitin 2014 kur u bë reforma administrative territoriale, unë isha kryetar parlamenti dhe isha në koalicion me PS

Duheshin 84 vota që ajo maxhorancë, i kishte për të miratuar këtë reformë. PD zgjodhi të bojkotonte. Në vlerësimin tim sot ishte një marrëveshje e qartë mes Bashës dhe Ramës, që atëherë, Pasi ishte reformë e domosdoshme

Zoti Fino, në atë kohë kryetar i Komisionit për Reformën Administrative dhe zoti Vasili, me insistimin tim kanë shkuar dhe kanë marrë pjesë në konferencën kombëtare të PD-së për reformën administrative-territoriale. U premtua, por ishte bërë pazari që ai do të bojkotonte. Ai do të ecte me variantin se; këta nuk erdhën tani dhe ne do t’i bëjmë se nuk kemi se çfarë do të bëjmë. Ndaj fajin e kanë ata, por marrëveshja ishte bërë. Kudo ku do të kishte kandidat të LSI në pushtetin vendor, në emër të koalicionit PS do të votonte për kandidatët e PD. Siç ndodhi në Lezhë, Vorë, Pogradec, Mallakastër, apo në shumë zona të tjera të Shqipërisë. Edhe Edi Rama do të arrinte objektivin e tij, dhe do të miratonte reformën siç e donte. Edhe kryetari i opozitës do të arrinte objektivat e tij. Kjo është e dokumentuar.”, tha Meta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy