Statistikat mes Prishtinës dhe Ballkanit para ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës

by Nexhat

Të shtunën zhvillohet ndeshja finales e Superkupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës në Antalia të Turqisë.

Suharekasit vijnë në këtë ndeshje si fitues të titullit kampion, ndërsa Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës

Që nga mëvetësimi i futbollit tonë më vitin 1991, Prishtina ka fituar 29 trofe: 11 tituj kampioni, 8 Kupa të Republikës dhe 10 Superkupa.

Në anën tjetër Ballkani ka tre trofe të mëdhenj, 2 tituj kampioni dhe 1 Superkupë të Kosovës, ndërsa si klubi i trofeve ka marr hov vitet e fundit.

Prishtina dhe Ballkani deri më tani janë ndeshur vetëm në një finale të madhe, në kuadër të Kupës së Kosovës në vitin 2020, ku prishtinasit kishin triumfuar me rezultat 1-0.

Statistikat mes Prishtinës dhe Ballkanit para ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës

Goldallim është pozitiv për prishtinasit +11, 40:29.

Prishtina, kundrejt dy herë rresht kampionëve aktual, Ballkanit, nuk ka pësuar humbje në 6 ndeshjet e fundit, duke u ndarë pesë herë baras dhe një fitore në çerekfinalen e edicionit të kaluar të Kupës me golat e Kreshnik Ukës dhe Genc Hamitit

Kryeqytetasit, trofeun e fundit të Superkupës së vitit 2020 kanë fituar në Antalya, kundrejt Dritës (3-1) aty ku nesër në stadiumin “Merdan Palace” synon trofeun e 30-të në histori, ndërsa suharekasit që e fituan vitin e kaluar në përballje me Llapin këtë trofe, kërkon të katërtin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy