Në shtëpinë e BBVK, konfliktet janë bërë pjesë e rutinës së përditshme, por disa përplasje dalin më shumë në pah si ajo e fundit mes Santianës dhe Bucit.
Tensionet kanë arritur kulmin pas një incidenti ku Santiana akuzon Bucin për fyerje dhe përdorim të gjuhës ofenduese
Ngjarja ndodhi në oborr, ku banorët po qëndronin së bashku, Santiana ka bërë të ditur se Buci e ka quajtur atë “Bi*ch”, një akuzë e cila ka nxitur reagime të menjëhershme dhe përplasje nervoze.
Në një video të publikuar sonte gjatë spektaklit, shihet Santiana duke u përballur drejtpërdrejt me Bucin, duke e sfiduar atë të përsërisë fjalët e supozuara
Pavarësisht insistimit të Santianës, Buci qëndron në mohim të vazhdueshëm dhe refuzon të pranojë se ka bërë një gjë të tillë.
Tensionet janë rritur më tej kur Edona, ka zgjedhur të dalë në mbrojtje të Bucit, duke u përplasur gjithashtu edhe me Santianën.
Në këtë videoklip shihet Buci i rënduar emocionalisht, duke qarë pranë vendit ku konfrontimi ndodhi.