Autostrada Prishtinë-Gjilan kantier ndërtimi me gropa e lloç: Kurti thoshte se kryhet në vitin 2023/ Foto album

by engel

Shumë pak makineri dhe punëtorë u panë duke punuar në atë që njihet si “Autostrada Prishtinë-Gjilan”, më 17 janar. Ndërtimi nisi para gjashtë vjetësh, por punët në terren duket se po shkojnë shumë ngadalë. I gjithë projekti pritej të përfundohej në fund të vitit 2020.

Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se janë paraqitur probleme të ndryshme nisur nga rrëshqitja e dheut, riformatimi i kontratave dhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve.

banner

Në muajin Prill 2023, Kryeministri Albin Kurti ishte zotuar se autostrada do të kryhej brenda vitit dhe atë me cilësi të lartë.

“Autostrada e Gjilanit, Banullë-Bresalc, ku janë intensifikua punimet këtë vit sepse kemi zgjidhur të gjitha problemet me pronat dhe i kemi ndarë 27 milionë euro për me përfundua këtë rrugë. Synojmë që të përfundojmë brenda këtij viti, njëkohësisht jemi duke bërë projektin detal për vazhdimin e kësaj rruge deri në kufij dmth nga Bresalci deri tek Dheu i Bardh. Kontrata për këtë autostradë është nënshkruar para 5 vjetëve, dmth në 2018-tën.”, kishte thënë ai./ REL

Burimi i fotografive: REL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy