Befason Ronaldo: Do të luaj edhe 10 vite të tjera

by Merita

Cristiano Ronaldo ka qenë një nga protagonistët e mëdhenj në “Globe Soccer Awards”. Kapiteni i Al-Nasr në Arabinë Saudite ishte i pranishëm në skenë së bashku me Rúben Dias dhe Kyle Walker.

Golashënuesi më i mirë i vitit 2023, ka shfrytëzuar rastin për të komentuar ndër të tjera Ligën e Kampionëve, favoritët sipas tij dhe krahasimin e Ligës Pro Saudite me kampionatin francez.

banner

Ndërkohë që Haaland pasi humbi pak ditë më parë duelin me Lionel Messin, mbrëmë është kurorëzuar si lojtari më i mirë në ceremoninë e zhvilluar në Dubai.

GOLASHËNUESI MË I MIRË NË VITIN KALENDARIK – “Unë isha golashënuesi më i mirë në vitin kalendarik 2023. Nuk është shaka. Mendoni pak të mposhtësh një kafshë si Haaland …! Jam krenar. Dhe së shpejti do të bëhem 39 vjeç! Më pëlqen kur njerëzit përsëri dyshojnë tek unë dhe më pas jam i suksesshëm”.

Man.City– “Ajo çfarë Manchester City ka bërë është gati e pabesueshme. Dua t’i uroj për sezonin e shkëlqyer, të gjithë me radhë, lojtarët, trajneri. Ishte madhështore… Më në fund fituan Ligën e Kampionëve, ndoshta e meritonin që dy vite më parë. Më pëlqen t’i shikoj teksa luajnë”.

FAVORITËT NË CHAMPIONS – “City ka një shans të mirë për të fituar sërish Ligën e Kampioneve. Favoritët sipas meje? City, Real Madrid, Bayern Munich…”

KAMPIONATI SAUDIT – “Ndihem shumë i lumtur në Al-Nasr, është një hap i madh. Arabia Saudite është në një proces, do të duhet shumë kohë… por hap pas hapi do të arrijnë nivelin më të lartë. Mendoj se ‘Saudi Pro League’ do të jetë ndër tre ligat më të mira në botë. Njerëzit në Arabi do të jenë krenarë”.

KRAHASIMI ARABI-FRANCË – “Liga Saudite nuk është më e keqe se Ligue 1 (Francë). Pas një viti atje. Tashmë jemi më të mirë se liga franceze”.

TËRHEQJA NGA FUTBOLLI – “Në momentin që të ndihem sikur kam mbaruar, do të dal në pension… ndoshta pas 10 vitesh?!”

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy