Ëndrra e Eriksson mund të bëhet realitet: Klopp ka bërë një gjest të bukur

by engel

Sven Goran Eriksson ishte një trajner i sukesshëm në futboll dhe historia e sukseseve të tija është e famshme në gjithë globin. Edhe lajmi më i ri për sëmundjen e kancerit dhe faktin se ka mbetur pak kohë për jeten fizike të Eriksson tashmë është shpërndarë në gjithë boten dhe ka prekur zemrat e publikut të gjërë.

Në një intervistë ku Eriksson kishte treguar se vuan nga kanceri dhe se i ka mbetur më e shumta edhe një vit jetë, ndër të tjera ai ka thënë se jeta e tij ishte e përmbushur me suksese ngase kishte fituar shumë trofe në futboll por se i ka mbetur një ëndërr e parealizuar, që të bëhej trajner i Liverpoolit.

banner

Pas këtij momenti Eriksson ka pranuar mesazhe dhe mirënjohje pa fund nga të gjitha anët për të shprehur respektin dhe nderimin ndaj tij.

Mes mesazheve dhe mirënjohjeve të shumta që i kanë mbërritur është edhe ajo e Jurgen Klopp, menaxherit të Liverpool-it, i cili dëshiron t’i bëjë realitet një dëshirë trajnerit suedez.

Klopp fton Eriksson: “Dua që ai të merr vendin tim për një ditë”.

Menaxheri gjerman shfrytëzoi rastin për të ftuar zyrtarisht Eriksson në Anfield Road: “Ai është i mirëpritur këtu, ai mund të vijë kur të dojë dhe të ulet në zyrën time duke bërë punën time për një ditë. Unë do t’i tregoja se sa arritje të mrekullueshme kemi arritur në këto vite… Do të ishin orë të mrekullueshme që ai të kalonte këtu me ne”, nënvizoi Klopp në konferencën për shtyp./CdS

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy