Hekurudha Kosovë – Shqipëri: Kalon nga Shkodra dhe Shqipërisë i kushton 700ml euro

by engel

Ministri i Infrastruktures Liburn Aliu e ka vizituar shkodren dhe kryetarin e bashkisë së Shkodres zotëri Benet Becin. Një nga temat kryesore që janë biseduar në këtë takim ka qenë ndërtimi i hekurudhës Kosovë – Shqipëri i cili projekt është pajtuar nga dy vendet.

Ndërtimi i linjës së re hekurudhore Shqipëri – Kosovë, ku një pjesë e rëndësishme e saj do të kalojë nga Shkodra, pritet ta rikthejë këtë qytet në një qendër të rëndësishme rajonale, në aspektin ekonomik dhe turistik.

Liburn Aliu, thotë se kjo linjë hekurudhore do të prekë drejtpërdrejtë ekonominë e dy vendeve prandaj investimi është prioritet nga dy qeveritë.

Hekurudha Shqipëri – Kosovë përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milion euro, ndërkohë që kalimi i kësaj linje nga Shkodra, ka qenë një nga temat e dakordësuara nga dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. Ky aks pritet të kalojë nga lugina e Drinit duke i shtuar vlerat dhe kapacitet turizmit në veri të vendit./topchannel

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy