Ka vdekur sot Lulzim Fejzullahu, djali i cili ishte rrahur brutalisht në Podujevë!

by engel

Një 18 vjeçar nga Podujeva, që para disa ditësh ishte rrahur brutalisht, ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare. Lajmin e ka konfirmuar Agreta Gashi, mjeke në Intnesivë.

“Ka ardhur para 6 ditësh dhe është operuar në emergjence, më pas është transferuar në mjekim intensiv qendror. Sot ka ndërruar jetë meqë s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve”. Ajo tha se 18 vjeçari ka pasë lëndime të rënda të trurit.

banner

Sipas familjarëve, i njëjti ishte goditur me veturë, e më pas ishte sulmuar me mjete të forta, duke i shkaktuar tashmë plagë vdekjeprurëse.Ditë më parë Policia ka thënë se për këtë rast janë arrestuar dy persona.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy