Laporte flet për futbollin në Arabi: Ka lojtarë të pakënaqur, s’na kanë krijuar lehtësira

by Merita

Mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte, u largua nga Anglia në verë, teksa për 5 vite mbajti veshur fanellën e kampionëve të Machester City.

Laporte u transferua te Al-Nassr, për shifrë ne 23 milionë paund, ndërsa firmosi një kontratë trevjeçare me skuadrën saudite.

banner

“Nuk na kanë dhënë shumë lehtësira. Në fakt, ka shumë lojtarë që janë të pakënaqur, por çdo ditë po punojmë për këtë, duke negociuar si të thuash, dhe të shohim nëse do të përmirësohet pak sepse kjo është diçka e re edhe për ta, duke pasur lojtarë evropianë që tashmë kanë një histori të gjatë. Ndoshta nuk janë mësuar me këtë dhe duhet të përshtaten me pak më shumë seriozitet” – Tha ai, në një intervistë për “AS”.

Aymeric Laporte ka luajtur deri më tani 14 ndeshje, ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar një herë pasin e fundit. Ai është shok skuadre me Brozovic, Mane dhe Cristiano Ronaldo.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy