Leposaviqi i grumbullon nënshkrimet e nevojshme si hap i parë për shkarkimin e kryetarit Hetemi

by engel

Ka përfunduar në orën 13:00 mbledhja e nënshkrimeve për peticionin për shkarkimin e kryetarit shqiptar të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Siç raporton Kosovo Online, njëri nga iniciatorët e nismës, Veselin Radoviq, ka thënë se numri i nënshkrimeve ka tejkaluar 20 për qind të nevojshme të votuesve të regjistuar në komunë.

banner

“Sapo po e përfundojmë nënshkrimin e peticionit, kemi një numër të mjaftueshëm dhe pres që të ketë më shumë nënshkrime, prandaj shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj qytetarët e Leposaviqit për përgjigjen e tyre”, ka thënë Radoviq.

Ai ka theksuar se numri i saktë i nënshkrimeve do të dihet të hënën, si dhe se gjithçka ka shkuar mirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy