Në akset kryesore të vendit janë vënë në punë borëpastrueset për shkak të reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë mbrëmjes dhe vijojnë ende.
Një prej tyre, në Rrugën e Kombit është përmbysur, por për fat të mirë të lënduar nuk ka pasur.
Më herët gjatë ditës, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës bëri të ditur se ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane e rurale, për t’ju ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.
Segmenti i rrugës së Kombit aktualisht qarkullohet normalisht nga automjetet. Kurse, akset rrugore në njësit administrative Topojan, Zapod, Grykë Çaj dhe Arren, janë të bllokuara.
Akset e tjera rrugore të qarkut, janë të kalueshme me pajisje dimërore.