Reshje të borës në Shqipëri: Zinxhirët dhe gomat dimërore të domosdoshme

by engel

Për situatën e reshjeve të borës në vend, ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një postimi në rrjetet sociale e cila njofton se në vend ka reshje të intensitetit mesatar dhe në terren janë borëpastrueset të cilat po ndihmojnë në hapjen e akseve rrugore. ARRSH këshillon që të gjitha automjetet të lëvizin me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intesitet dhe erë si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë. Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim”.

Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy