Barcelona ka regjistruar fitoren e tretë rresht në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Xavi triumfoi sonte në udhëtim ndaj Real Betisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të,
Përballja në “Benito Villamarin” përfundoi me rezultatin 2:4.
Barça krijoi fillimisht epërsi prej dy golave, të shënuar nga Ferran Torres (21’, 48’).
E vendasit ia dolën në vazhdim të barazonin shifrat, falë dy golave nga Isco (56’, 59).
Gjithsesi, “Blaugranët” arritën të shënonin edhe dy gola tjerë për të marrë pikët e plota nga ky udhëtim.
Fillimisht Joao Felix (90’) riktheu epërsinë e tyre, më pas Torres (90+2’) kompletoi het-trikun dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Barcelona pas kësaj fitore ka 44 pikë dhe renditet e treta në tabelë.Real Betisi është i nënti me 31 pikë