Bayern Munich ka dështuar në shtëpi ndaj Werder Bremen duke pësuar humbje me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligas.
Mysafirët në fillimin e ndeshjes dhe në pjesën e parë në përgjithësi ishin shumë kërkues, duke rrezikuar disa herë portën e bavarezëve
Jens Stage, Mitchell Weiser dhe Justin Njinmah kishin raste të mira, me këtë të fundit që edhe shënoi gol, por që u anulua nga VAR
https://twitter.com/werderbremen_en/status/1749089364892582365?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1749089364892582365%7Ctwgr%5E2db1c59c19cf63fb7cc5c28382369fff81a70b74%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbayern-munich-bie-ne-shtepi-dhe-mbetet-pas-per-titull-mposhtet-nga-werder-bremen%2F
Bayern Munich kishte vetëm një rast të mirë në pjesën e parë, kur Dayot Upamecano rrezikoi portën e Werder Bremen
Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët arritën të gjenin golin e epërsisë, kur Weiser mposhti Manuel Neuerin për 1-0.
https://twitter.com/werderbremen_en/status/1749099786429464729?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1749099786429464729%7Ctwgr%5E2db1c59c19cf63fb7cc5c28382369fff81a70b74%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbayern-munich-bie-ne-shtepi-dhe-mbetet-pas-per-titull-mposhtet-nga-werder-bremen%2F
Pasin pranuan gol, Bayern Munich u lëshua në sulm për të shënuar golin e barazimit duke rrezikuar me Leroy Sane, Harry Kane dhe Mathys Rel, por që nuk arritën të shënonin.
Pas kësaj humbjeje, Bayern Munich mbetet në vendin e dytë me 41 pikë, hstatë më pak se sa Bayer Leverkusen që është lider
