Flet Sanduloviq: Ja përse bëra homazhe në Prekaz

by Nexhat

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq, deklaroi në një intervistë për RTK-në, se nuk ka kryer asnjë vepër penale për çka akuzohet.

Sanduloviq  paralajmëron  se do të kërkojë përgjegjësi ligjore për torturën qe e ka përjetuar.

banner

Sanduloviq, i cili është në përkujdesje në shtëpi pas lirimit nga paraburgimi, tha se i është nënshtruar dhunës disa orëshe nga pjesëtarët  e BIA-s. Si pasojë, ai ka tani lëndime të rënda trupore.

BIA  dhe prokuroria mohuan se Sanduloviq i është nënshtruar torturës

 Ai akuzohet “për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe jotolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Kjo pasi në rrjetet sociale, Sanduloviq njoftoi se ka kërkuar falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe ka vendosur lule në varret e familjes Jashari në Prekaz.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy