Gjyqtari Fabio Maresca shpjegon se si ai ‘iu përmbahet protokollit’ për abuzimet raciste nga tifozët e Udineses, por gjithashtu u përpoq të ishte një ‘vëlla i madh’ për portierin e Milanit, Mike Maignan.
Maignan kishte paralajmëruar tashmë Mareskën dhe gjyqtarin e katërt për fyerje raciste në stadiumin Bluenergy dhe një deklaratë u lexua në stadium
Herën e dytë, Maresca ndërpreu lojën për pesë minuta, ndërsa u paralajmërua se nëse ndodh ndonjë incident i mëtejshëm loja do të ndërpritet.
Kuptojmë se Maignan u tërbua dhe u largua nga tuneli, duke hequr dorezat me qëllim që të mos vazhdonte, por u bind t’i jepte një mundësi më shumë ndeshjes dhe futbollit.
Fatmirësisht, tifozët e Udineses u ndalën pas kësaj dhe Milani mundi të përfundojë ndeshjen dhe ta marr fitore me rezultat 3-2.
“Unë u solla si një vëlla i madh dhe ndjeva trishtim të sinqertë për Maignan, i cili qartë u lëndua emocionalisht nga e gjithë kjo”.
“U ndjeva tmerrësisht, ku i dëgjuam ato këngë të çuditshme”, ka treguar Maresca për agjencinë e lajmeve Ansa.
Ndërsa disa besonin se Maignan kishte dalë nga fusha, ishte Maresca ai që e pezulloi lojën.
“Rregullat janë të qarta, udhëzimet nga AIA (Shoqata Italiane e Arbitrave) dhe drejtuesi Gianluca Rocchi nuk lënë vend për manovrim. Unë i qëndrova protokollit, siç është detyra ime”, deklaroi ai
https://twitter.com/MilanPosts/status/1749167113883766844?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1749167113883766844%7Ctwgr%5Ec2078282004155a37f459638df572da3b880090e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgjyqtari-ndeshjes-udinese-fireotnina-u-perpoqa-te-jem-nje-vella-madh-per-maignan%2F
Maresca fitoi lëvdata për mënyrën se si e trajtoi situatën, duke u përpjekur të siguronte Maignan se shqetësimet e tij po dëgjoheshin dhe po vepronin në drejtim të duhur në lidhje se si qëndrohet brenda protokollit.