Pjesa e parë mes Gironas dhe Sevillas, doli të jetë shumë e bukur dhe u mbyll me rezultat 3-1 në favor të vendasve.
Në 10 minutat e para të ndeshjes rrjetat heshtën dhe më pas Isaac Romero kaloi mysafirët në avantazh
Por më pas erdhi shfaqja e sulmuesit ukrainas Artem Dovbyk, i cili po shkëlqen këtë sezon në La Liga
Golashënuesi përfundoi një het-trik në vetëm gjashtë minuta, duke konfirmuar kështu formën e tij fenomenale
Ai shënoi golin e parë në minutën e 13-të, më pas shënoi në minutën e 15-të dhe sërish në minutën e 19-të të ndeshjes
https://twitter.com/433/status/1749170750236262774?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1749170750236262774%7Ctwgr%5Ec1ce5f57484eadb968db228b5b5f45371578791e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fhet-trik-brenda-gjashte-minutash-sulmuesi-ukrainas-po-cmend-la-ligan%2F
Kështu Dovbyk u barazua me Jude Bellingham në krye të listës së golashënuesve të La Ligës. Të dy kanë shënuar 14 gola deri më tani.
Nëse Girona ruan epërsinë, do të kalojë Real Madridin në vendin e parë në La Liga dhe do të ketë një pikë më shumë se klubi mbretëror
Artem Dovbyk hat-trick in 19 minutes. This man is incrediblepic.twitter.com/hOTlCVbBAG
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 21, 2024
Meqë ra fjala, forma e Dovbykut ka bërë që shumë klube të vihen pas tij, njëra ndër to Chelsea