I mungon leja e punës, Henderson mund të detyrohet të presë deri në shkurt për të debutuar me Ajaxin

by Nexhat

Blerja e re e Ajaxit, mesfushori Jordan Henderson, mund të detyrohet të presë deri në mes të muajit shkurt për të bërë debutimin e tij me ekipin holandez.

Henderson e kompletoi kalimin nga Ajaxi gjatë kësaj jave nga Al-Ettifaq, duke i dhënë fund aventurës së tij në Arabinë Saudite e cila shkaktoi shumë bujë

banner

Mesfushori anglez tani do të ketë për synim që t’i lë përshtypje përzgjedhësit të Anglisë, Gareth Southgate, dhe të nis përpjekjet e shtetit të tij për të fituar Kampionatin Evropian për herë të parë në historinë e tyre.

Sidoqoftë, ai mund të mos jetë në gjendje ta bëjë këtë, të paktën deri në muajin shkurt

Fillimi i aventurës tek Ajaxi është vënë në pauzë, pasi që klubi duhet të aplikojë dhe të pres rezultatin e një leje të punës për lojtarin.

Që prej se Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian, Henderson nuk është i lejuar që të luajë pa një leje pune pasi që nuk ka një pasaportë të Bashkimit Evropian.

Përkundër aplikimit të tij që tashmë është pothuajse i konfirmuar, ky proces mund të zgjasë me javë të tëra, duke e shtyrë rikthimin e Henderson në futbollin evropian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy