IKD, vlerësimi: Përparim Rama këmbeu prona kundërligjshëm

by Nexhat

8 hektarë të ‘pavlerë’ u vendos të ndërrohen me disa që kushtojnë miliona euro.

Komuna e Prishtinës këmbeu së fundmi pronën komunale në lagjen “Prishtina e Re” në Çagllavicë, me një tjetër të dy personave fizik në Badoc, zonë kjo ku ndalohen ndërtimet.

banner

Propozimi që më pas u votua në kuvend komunal po del se ishte ide e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Më pas u mor vesh se pikërisht ky i fundit ka lidhje të drejtpërdrejta me dy pronarët e tokës, meqë edhe vetë kishte deklaruar publikisht se ka qenë i angazhuar si arkitekt për ndërtimet e kësaj zone në një pronë ku në vitin 2020, Lumir Abdixhiku si ministër në kabinetin e Qeverisë Kurti 1, e shpalli atë pjesë zonë të gjelbër.

Pra, kjo pronë që dy biznesmenëve u mbeti e pashfrytëzuar, iu këmbye tashti nga Komuna e Prishtinës me pronën në Çagllavicë, ku një hektarë raportohet të vlejë 1 milionë euro.

Situatën e përcolli me vëmendje Instituti i Kosovës për Drejtësi i cili tha se vendimi është i kundërligjshëm dhe se ai duhet të anulohet.

”Ligji NR. 06/L-092 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës (Tutje: Ligji) në nenin 24 ka përcaktuar kushtet për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. Fillimisht, ky nen ka përcaktuar se prona mund të këmbehet vetëm për qëllime të përmbushjes së interesit publik, gjersa vendimi i nxjerrë nuk e sqaron se cili është interesi publik në këtë rast. Veçanërisht, mbetet e paqartë për publikun se si mund të konsiderohet interes publik realizimi i planit rregullues “Prishtina e re – Zona Qendër”, gjersa është pikërisht kjo pronë që ipet në këmbim të një prone që s’ka të bëjë me këtë pjesë”.

Në një vijë me ligjin nuk veproi as Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që e validoi këtë vendim.

”Duke pasur parasysh këto shkelje ligjore, kjo Ministri do duhej të mbronte ligjshmërinë e vendimeve të kësaj natyre, duke vepruar në kuadër të kompetencave që ka sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe mos të validonte vendime të cilat janë në kundërshtim me Ligjin. Validimi i vendimeve të kundërligjshme të Komunës së Prishtinës nga kjo Ministri paraqet mos zbatim adekuat të kompetencave të kësaj Ministrie dhe cenim të interesit publik”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy