Kosova U18 e ka fituar ndeshjen në tavolinë ndaj Serbisë U18, pasi kundërshtari nuk u paraqit, në ndeshjen e vlefshme për plasman në pozitën e 5-të në CEV U18 kualifikimet për EuroVolley.
Arsyeja zyrtare e ekipit serb, ka qenë se “9 lojtarë të formacionit të Serbisë kanë qenë me temperaturë, duke u pamundësuar daljen në teren”.
Duke e pasë parasysh çasjen refuzuese të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës, FVK e konsideron të paqëndrueshëm arsyetimin e dhënë nga Federata Serbe e Volejbollit dhe do të kërkojë nga CEV, që Serbia të sanksionohet për këtë veprim.
Kështu, Kosova U18 kalon në fazën e mëtutjeshme të CEV U18 EuroVolley.