Lajçak: Pas Davosit, koha për t’u ripërqëndruar plotësisht në hapat e mëtejmë në dialog

by Nexhat

Ndërmjetësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, po e quan javë të vështirë, atë që po e lëmë pas, si shkak i angazhimeve në Davos.

Megjithatë, pavarësisht zhvillimeve dhe aktiviteteve atje, me shumë liderë e diplomatë nga e gjithë bota, tani Lajçak thekson se është koha për dialogun Kosovë-Serbi,

banner

”Por pas një jave magjepsëse të zhytur në perspektiva të ndryshme brenda “flluskave” globale të mendjeve, tani është koha për të ripërqëndruar plotësisht në hapat e ardhshëm në Dialog”.

Lajçak mes tjerash flet për përshtypjet që u dha ky Forum Ekonomik, këtë herë.

”Diskutimet tona mbuluan një spektër zhvillimesh të rëndësishme të parashikuara këtë vit, si brenda Ballkanit Perëndimor ashtu edhe në skenën globale”.

Madje Lajçak lë të kuptojë se pas qëndrimit në Davos, me t’u kthyer, në Bruksel gjeti borë por me diell.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy