Ministri i Jashtëm i Francës: Palestinezët e kanë të drejtën e sovranitetit dhe shtetësisë

by Nexhat

Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, ka thënë se “palestinezët kanë të drejtën e sovranitetit dhe shtetësisë”.

Reagimi i Sejourne, vjen pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin bisedoi për formimin e një shteti palestinez,

banner

Netanyahu këtë mendim të parit të Amerikës e refuzoi ashpër, duke kundërshtuar formimin e një shtetit të tillë.

Ndërsa sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, i tha BBC News se ai beson se nuk ka zgjidhje tjetër për luftën e Izraelit në Gaza përveç një zgjidhje eventuale me dy shteteve.

“Palestinezët meritojnë një shtet sovran, Izraeli meriton të ketë aftësinë e plotë për të mbrojtur veten, sigurinë e tij. Nëse nuk ndiqni një zgjidhje me dy shtete, unë me të vërtetë nuk shoh se ka një zgjidhje tjetër”, ka thënë Shapps për BBC.

“Tani, do të keni shumë pikëpamje të ndryshme brenda qeverisë izraelite. Pra, ne dallojmë shumë pikëpamjet e individëve dhe mbështetjen tonë të përgjithshme për Izraelin si vend”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy