Arsim Musa, ish-punëtor i njohur në Minierën e “Trepçës”, ka raportuar një incident të ri në minierë duke zbuluar se dy minatorë janë lënduar dy ditë më parë.
Sipas tij, kjo çështje nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga entitetet përgjegjëse
Musa nënvizon se është esenciale që asnjë minator të mos lejohet të hyjë në minierë pa një raport zyrtar nga Komisioni për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe Ispektorati i Punës, i cili konfirmon kushtet e sigurisë dhe shkaqet e lëndimeve të fundit.
Ai ka apeluar ndaj udhëheqësve të shtetit – përfshirë ministrat, deputetët dhe madje edhe partitë në opozitë – që të organizojnë një seancë të jashtëzakonshme për të trajtuar urgjencën e gjendjes së minatorëve të lënduar në minierë
“Është i papranueshëm neglizhimi i sigurisë së minatorëve. Nuk duhet të hyjë asnjë minator në minierë pa qenë i sigurt për kushtet e punës dhe pa u garantuar për shkaqet e lëndimeve të së kaluarës. Dy ditë më parë, dy kolegë të tjerë u lënduan, dhe askush nuk e ka marrë seriozisht këtë rast. Pavarësisht gjithçkaje, urime Minatorë ME FAT,” ka përfunduar Musa