Bërnabiq: Presidenti ynë në Shkup po lufton për Kosovën

by Merita

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, ka pasur “një sërë takimesh të suksesshme” në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, të rëndësishme si për ekonominë ashtu edhe për çështjet politike të Serbisë, kështu që edhe mbrëmë ka udhëtuar për në Shkup për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, ku, sipas saj, “vazhdon të luftojë për Kosovën”.

Ajo ka thënë se “fatkeqësisht nuk mund të flasë publikisht për të gjitha, por se pret që rezultatet pozitive të takimeve në Davos të ndihen edhe në Serbi në muajt e ardhshëm”.

banner

“Mendoj se kjo është hera e dhjetë që presidenti Vuçiq është në Davos dhe mendoj se kjo ishte një nga shfaqjet e tij më të suksesshme në Davos. Shumë takime të mira dhe të rëndësishme për Serbinë. U mbajt një darkë jashtëzakonisht e rëndësishme, ajo ka qenë e tipit të mbyllur e organizuar nga presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende dhe Gerard Cohen. Ishte i rëndësishëm si ekonomikisht ashtu edhe politikisht për Serbinë. Besoj se do të shohim rezultatet pozitive të kësaj në muajt në vijim. Aleksandar Vuçiq vazhdon të punojë dhe ai tashmë ka udhëtuar në Shkupi dhe vazhdon të udhëheqë luftën për Kosovën. Nuk ka të ndalur këtu, kjo luftë po bëhet çdo ditë”, e ka kryer Bërnabiq detyrën e saj të lavdërimit të shefit të saj në televizionin në shërbim të regjimit serb “TV Pink”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy