Gjykata e rikthen në burg shqiptarin që dyshohet se vrau kunatin në Greqi

by Nexhat

Është kthyer në qeli shqiptari që dyshohet se vrau kunatin e tij në Greqi, vrasje kjo e cila thuhet se u bë sepse i vrari e ka dhunuar seksualisht vajzën e të dyshuarit.

Vendimi u mor nga Gjykata në Volos, ku kërkesa u parashtrua nga prokuroria, shkruan Tvklan.al,

banner

50-vjeçari u la javën e shkuar në arrest shtëpie megjithatë ky vendim u ankimua nga organi i akuzës.

F.M është i dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit E.P, ku thuhet se motivi i vrasjes ishte se i vrari i kishte ngacmuar seksualisht vajzën që nga mosha 9-vjeçare dhe e kishte përdhunuar kur ishte 12-vjeçare.

I dyshuari vajzën e kishte me gruan e parë, ndërsa thuhet se i vrari përveç dhunimit e shantazhonte vajzën me video intime se do ta nxirrte në internet, në mënyrë që kështu të përfitonte para prej saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy