Imami kosovar, Labinot Maliqi në prag të fillimit të procesit mësimor, i është drejtuar të gjitha atyra vajzave, të cilat kanë vendosur rishtazi me vullnetin dhe bindjen e tyre për ta bartur shaminë, ta bartin atë edhe në shkolla. Ai i ka lutur që ta vendosin atë që nga dita e parë e mësimit.
“Nuk keni nevojë të merrni leje dhe aprovim nga askush për ta bartur shaminë në shkollë, mjafton që prindi apo përgjegjësi juaj ta njofton kujdestarin/ren e klasës se, është në dijeni që vajza e tyre e ka vendosur shaminë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Po ashtu, ai i ka inkurajuar prindërit që ta kontaktojnë atë për ta zgjidhur këtë problem një herë e përgjithmonë.
“I inkurajoj prindërit, përgjegjësit e vajzave të tyre të më kontaktojnë. Për hirë të Zotit, shqetësimi juaj është obligim për mua për ta zgjidhur, gjithmonë nëpërmjet rrugëve ligjore”.
Në postimin e tij ai e ka bërë tag edhe ministren e arsimit Arëbërie Nagavcin duke u kujdesur që edhe ajo të jetë drejtëpërdrejt e informuar lidhur me këtë iniciativë.
“Kërkoj që Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të reflekton sa më parë, duke e shfuqizuar nga Udhëzimi Administrativ ndalesën për bartjen e shamisë në shkollat publike, ndalesë kjo bullizuese, anti-njerëzore, anti-kushtetuese dhe anti-demokratike”.