Interi ka rrëmbyer trofeun e parë për këtë vit, duke triumfuar për herë të tretë radhazi në Superkupën e Italisë.
Në finalen e këtij viti, të zhvilluar në Riyadh të Arabisë Saudite, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti Napolin 0:1,
Kjo finale u vendos vetëm nga një gol, i shënuar në fundin e saj.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa për napolitanët punët u vështirësuan në minutën e 60-të, kur nga loja u përjashtua Giovanni Simeone pas kartonit të dytë të verdhë.
Derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, u shfaq heroi i “Nerazzurrëve”, Lautaro Martinez, i cili shënoi në minutën e parë shtesë – 90+1’.
Vlen të theksohet se te napolitanët për tërë ndeshjen në fushë ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Ndryshe, për Interin është kjo hera e tetë në histori të klubit që fiton trofeun e Superkupës së Italisë, duke kaluar kështu rivalin lokal, Milanin (7), sa i përket numrit të trofeve në këtë garë
https://twitter.com/Inter/status/1749536567788548547?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1749536567788548547%7Ctwgr%5E336a993c6e4f8a65711be997657a2f562f4e1471%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Finteri-e-fiton-per-here-te-trete-rresht-superkupen-e-italise-vendos-goli-i-lautaros%2F