Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njofton për takimin e zhvilluar me me përfaqësuesit e partisë opozitare serbe, Fronti i Gjelbër-Majtas.
Sipas Lajçak, takimi u bë për një bisedë të sinqertë rreth Dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Gjithashtu, aty u fol edhe për zgjedhjet, pasojat e tyre dhe zhvillimet e fundit në Serbi.
Postimi i tij i plotë:
U takuam me përfaqësuesit e partisë opozitare serbe, Fronti i Gjelbër-Majtas për një bisedë të sinqertë rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ne folëm edhe për zgjedhjet, pasojat e tyre dhe zhvillimet e fundit në Serbi