Mesazhi i parë i Sarah Ferguson pasi u diagnostikua me kancer: Kujdes nga nishanet e rinj që dalin

by Merita

Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson ka dhënë deklaratën e saj të parë publike që nga njoftimi se ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës.

Verën e kaluar ajo u diagnostikua me kancer gjiri dhe iu nënshtrua një mastektomie.

banner

Në postimin e saj, Ferguson thotë se është mirënjohëse për mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes që ka marrë, ndërsa me rastin e përvojës së saj ajo thekson “rëndësinë e kontrollit të madhësisë, formës, ngjyrës dhe strukturës së çdo nishani të ri që mund të jetë një shenjë e melanomës.’

“Po pushoj në shtëpi me familjen time dhe ndihem e bekuar për dashurinë dhe mbështetjen e tyre”, ka përfunduar në postimin e saj Sarah Ferguson, e cila ka falënderuar edhe stafin e klinikës që është marrë me problemin e saj shëndetësor.

Postimi i plotë nga Sarah Ferguson

“Kam marrë pak kohë për veten time pasi u diagnostikova me melanoma malinje, një formë e kancerit të lëkurës, diagnoza ime e dytë e kancerit brenda një viti, pasi u diagnostikova me kancer gjiri në verë dhe bëra një mastektomi dhe një operacion rindërtues. Falë vigjilencës së dermatologut tim, melanoma u kap herët. Natyrisht, që pasi u diagnostifikova sërish me kancer ishte një tronditje, por unë jam në humor të mirë dhe mirënjohëse për mesazhet e shumta të dashurisë dhe mbështetjes. Unë besoj se përvoja ime thekson rëndësinë e kontrollit të madhësisë, formës, ngjyrës, strukturës dhe pamjes së nishaneve të reja që mund të jenë një shenjë e melanomës dhe i bëj thirrje kujtdo që e lexon këtë të jetë i zellshëm.

Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për ekipet mjekësore që më mbështetën në të dyja këto përvoja të kancerit dhe për Klinikën MAYRLIFE që u kujdes për mua gjatë javëve të fundit, duke më dhënë kohë të shërohem. Tani po pushoj me familjen time në shtëpi, duke u ndjerë e bekuar që kam dashurinë dhe mbështetjen e tyre”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy