Bashkimi Evropian tashmë është duke e shtyrë përpara atë që e ka emëruar si “Plani i Rritjes” që do të shërbejë për t’i dhënë shtytje vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për t’u afruar sa më shumë me BE-në dhe për të përparuar sa më shumë në zhvillim e reforma.
Megjithatë për të përfituar nga plani miliardësh i BE-së ka disa kushte. Një prej tyre e ka bërë sot publik në Shkup, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman
Ai ka thënë se një prej kushteve që e kanë përshirë edhe që shtetet e rajonit të mos e bllokojnë njëra-tjetrën.
“Ne kemi përfshirë një kusht në këtë Plan të Rritjes e që është se ju nuk duhet të bllokoni fqinjët tuaj. Ne duam që ju të bashkoheni, ju vetëm mund të bllokoni vetën tuaj, por nëse bllokoni fqinjët tuaj qasja në tregjet e brendshme do të jetë e pamundur” , ka thënë Koopman, duke theksuar për mundësinë e madhe që ofron “Plani i Rritjes”,
Ndërkohë Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka pasur një paralajmërim të ashpër për ata që mund të provojnë që të pengojnë përparimin e një shteti tjetër sa i përket përparimit dhe zhvillimet për shkak të çështjeve dypalëshe të pazgjidhura.
O’Brien ka thënë se çdo kush që do të përovojë ta bëjë një gjë të tillë do të përballet me pasoja vetë.
“Secili vend punon për veten, ndoshta në grupe të vogla më të tjerat. Por askush s’ka të drejtë që ta pengojë dikë që të ecë përpara për shkak se kanë çështje dypalëshe të pazgjidhur. Çdo vend që provon do të përballet me pasoja vetë”, ka thënë O’Brien.