Prodhonte dhe shiste drogë: Arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak në Elbasan

by engel

Në kuadër të operacionit Tempulli, policia Elbasanit ka arrestuar 24 persona. Mes tyre dhe një anëtar të Këshillit Bashkiak. Bëhet fjalë për anëtarin e koalicionit të djathtë “Bashkë Fitojmë”, Franko Hakilja, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Burime shumë konfidenciale bëjnë me dije për A2 CNN se të 24 personat vijojnë të qëndrojnë në policinë e Elbasanit pasi burgu nuk i pranon. Janë nisur nën masa të rrepta sigurie drejt burgut, por janë lënë jashtë rrethimit të burgut, duke i rikthyer sërish në komisariat.

Gjatë fazës së dytë të operacionit “Tempulli 2”, të zhvilluar mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin, u arrestuan dhe u ndaluan 273 shtetas, u shpallën në kërkim 26 shtetas dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale.

Gjatë kësaj faze të operacionit “Tempulli 2”, u sekuestruan: 7.5 kilogramë kokainë, 560 kilogramë kanabis, një sasi heroine, 10 armë zjarri, 16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 automjete, 11 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash (lekë, paund dhe euro).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy