SHKSHM i Kosovës shpëton dy turistë zvicran në Çajë të Kukësit

by Nexhat

Sic njofton Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, një skuadër e ShKShMK, gjendet në një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afersi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.

Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë mbrenda. Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.

banner

Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore.

Pritet të bëhet evakuimi i tyre permes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë.

Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë, thuhet nw njw njoftim tw ShKShMK-sw/Informim.net

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy