Një grua që pretendon të jetë e bija e legjendës së futbollit Pelé, i cili vdiq në vitin 2022, ka zbuluar se i kërkoi një gjykate në Sao Paulo që të zhvarrosej trupi i tij pasi testi i parë i ADN-së doli negativ.
“Unë nuk e bëj për para, nuk ka dallim për mua që të jem vajza e Pelé apo e dikujt tjetër që nuk ka para”, tha Maria do Socorro Azevedo, 60 vjeç, për Record TV.
Sipas kesaj gruaje, nëna e saj, tashmë e ndjerë, pati një takim romantik me ‘O Rei’ në São Luis, kryeqyteti i shtetit të Maranhão, por ajo kurrë nuk i zbuloi atij se kishte mbetur shtatzënë.
Edson Arantes do Nascimento, i cili vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në moshën 82 vjeçare më 29 dhjetor 2022, kishte përmendur mundësinë e të pasurit një vajzë tjetër në testamentin e tij dhe kishte vendosur t’i nënshtrohej një testi të ADN-së, por ai vdiq para se të bëhej ai ekzaminim.
Në vitin 2022, fëmijët e tij ranë dakord të kryenin testet pasi mësuan për veprimin e Maria do Socorro.
E veja e Pelé, Márcia Aioki, megjithatë, deklaroi përmes avokatit të saj se kërkesa e vajzës së saj të dyshuar është “e paarsyeshme” dhe ajo e konsideron “të pamundur” që sistemi i drejtësisë ta pranojë atë.