Pas rastit të rëndë të vrasjes së 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, Komuna e Podujevës ka njoftuar se kryetari , Shpejtim Bulliqi, ka thirrë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri në Bashkësi me temën “Situata e përgjithshme e sigurisë në komunën e Podujevës”.

“Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi sot nga ora 13:00 me datë 22 janar 2024 ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme(urgjente) të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi me temën; Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”.
Takimi do të mbahet në sallën e kuvendit komunal.