“A e di që e tradhtove vendin?”, avokati serb tregon në detaje: Ja si më ndaluan pas vizitës në Prekaz

by Merita

Avokati serb Cedomir Stojkovic, ishte të enjten e kaluar në Prekaz te varri i Jasharajve, ku vendosi lule te varri i vajzës së mitur Blerina Jashari.

Stojkoviç tha se pas këtij gjesti, të cilin i e kishte paralajmëruar edhe më herët në Euronews Albania, u ndalua nga  inspektorë të shërbimit inteligjent të Serbisë.

banner

Avokati i ka quajtur këto akte hetimi dhe deklaratat e Vuçiç, si të dala nga koha e mesjetës.

“Një nga motivet e kësaj vizite ishte të tregoja sesi reagohej ndaj njerëzve që vendonin lule në varret e viktimave. Serbia arrestoi Sanduloviç dhe normalisht do të më ndalonin dhe mua. Më ndaluan, prita të vinin inspektorë nga shërbimi inteligjent i Serbisë dhe më pas u mora në pyetje se për cilën arsye isha në Kosovë. Më pyetën “A e di që e tradhtove vendin duke vendosur lule te varri i Jasharajve?” Marrja në pyetje zgjati 4 orë, në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë.

Kam mësuar se presidenti i Serbisë mbajti një fjalim në Davos. Disa nga gazetarët e pyetën nëse më arrestuan përse vendosa lule te varri i Jasharajve, presidenti u përgjigj duke thënë se nuk mund të lejojë që të vendosen lule mbi viktimat shqiptare. Kjo është diçka si në mesjetë, është persekutim vetëm sepse vendosa lule në varrin e një vajze të vogël. Vuçiç ka të njëjtin opinion për shqiptarët si Hitleri për hebrenjtë. Unë e prisja të arrestohesha, por nuk i prisja këto fjalë nazistësh”, – tha avokati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy