BBV3, Fotografi i njohur bëhet banori më i ri i shtëpisë

by engel

Edicioni i tretë i këtij formati reality show ka premtuar surpriza të mëdha dhe me ndryshimin e moderatorit, po ndryshon edhe mënyra e lojës së personazheve.

Që prej ditës së parë, në shtëpinë e “BBV 3” nisën përplasjet, thumbat dhe lufta për të qenë “Alpha” i shtëpisë mes konkurrentëve që kësaj here janë të shumtë në numër.

banner

E duket se produksioni s’ka ndërmend të ndalë me kaq! Burime për “Iconstyle” tregojnë se një tjetër personazh i njohur për publikun do t’i bashkohet shtëpisë.

Bëhet fjalë për artistin dhe fotografin e famshëm Soni, ose siç të gjithë e njohim nga rrjetet sociale ‘Sonny K Elson”.

Ai shquhet për personalitetin e tij simpatik dhe batutat spontane, që e kanë bërë një artist të dashur për publikun.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy