Gashi për Kurtin: Këtij edhe 80% me ia dhanë, ky nuk di me ndryshu gjendjen – s’ka njerëz e as program

by Nexhat

Analisti politik Shkëlzen Gashi ka deklaruar mbrëmë në Pressing të T7, se kryeministri Albin Kurti nuk di ta ndryshojë gjendjen në vend edhe nëse i merr 80 përqind të votave. Sipas Gashit, Kurti nuk ka as program e as njerëz,

Gashi, i cili një kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit, tha se njolla e Kurtit do të mbetet shkatërrimi i kryeqytetit. Ai tha se Kurti po e qeverisë Kosovën, me njerëz që e kanë shkatërruar Prishtinën.

banner

“Këtij edhe 80 me ia dhanë, ky nuk din me ndryshu gjendjen. Ta garantoj. Këtij ia kemi dhanë na pushtetin në tri komuna para se me ardh në nivel qendror, ky e ka pas në Prishtinë, Mitrovicë dhe e ka pas në Prizren. Të tri komunat të shkatërrume prej PDK’së dhe LDK’së, ky i ka shkatërru edhe ma fort. Këtij ka me iu ba një biografi politike kur ta kryen karrierën dhe kur t’i bahet ajo biografi, një prej njollave të tij ka me qenë shkatërrimi i kryeqytetit të Kosovëës. Ky me qata njerëz që e ka shkatërru Prishtinën, po do me qeverisë Kosovën sot”, ka deklaruar Gashi.

Sipas Gashit, gjendja në vend nuk ka ndryshuar as me Qeverinë Kurti., përveç se “u ndal hajnia”.

“Ky normal që del edhe thotë kom qeverisë mirë për tri vjet, por sytë janë për me pa. Nuk ka ndryshime në vend. Po u ndal hajnia, po me u ndal hajnia nuk është punë. Është e vërtetë, kryeministri nuk po vjedh. Është e vërtetë shumica e ministrave të tij nuk janë të përfshirë në afera korruptive, por kjo sështë punë.”, tha Gashi.

Ai bëri një përmbledhje të situatës në shëndetësi, arsim e kulturë dhe tha se me ministrat aktualë nuk reformohet gjendja në këta sektorë.

“Nuk mundesh ti me prit që ky ta reformon arsimin, me Arbërie Nagavcin. Me Arben Vitinë ti nuk e reformon shëndetësinë. Cilin problem ta identifikoj ky kur e mori shëndetësinë te ambullantat, cilin problem ta identifikoi te spitalet që i ka Kosova edhe tani te QKUK’ja, edhe tani cilin problem ta zgjidhi për këto tri vjet. Cilin problem ta ka zgjidh në arsim. Kurgjë ty s’të ka ndodh në Teatrin kombëtar, kemi ministër të ri të Kulturës, kurgjë s’ka ndryshu. Teatri Kombëtar që tri vjet është mbyllë edhe i mbajnë provat në Bororamiz. Muzeu Kombëtar është në gjendje njësoj. Galeria Kombëtare pothuajse njësoj, Qendra Kinematografike njësoj”.

Sipas Gashit, nëse Shpend Ahmeti nuk do të largohej nga VV’ja, Kurti sërish do ta kandidonte për kryetar të Prishtinës.

“Kurgjë s’ka ndryshu gjendja, këtu është problemi.  Ti nuk ma ndryshon mu gjendjen nëse nuk mu identifikon problemet dhe ma prezanton ekipin që ka me i implement zgjidhjen e qatyne probleme. Ky ka me vazhdu prapë njësoj. Ky Agim Bahtirin e ka qit prapë kryetar edhe ta ka ba mirë ka qenë njëherë. Ky mos me dal Shpend Ahmeti kundër, ta kish qit Shpend Ahmetin prapë edhe ta kish ba ky ka qeverisë mirë”, ka thënë ai.

Gashi tha se e ka ditur që Kurti s’do të mund të ndryshonte asgjë edhe para se të vinte në pushtet, por se vota e tij ka qenë vetëm për rrotacion të qeverisë.

“Unë e kom ditë që as s’ka njerëz e as nuk di me ndreq atë situatë. Unë nuk ndihna i mashtrum këtu. Unë e kom votu për me i rrëzu ata, për rrotacion. E kom ditë që s’dijnë, se as nuk kanë njerëz as s’kanë program”, ka shtuar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy