“Gjeta atmosferë mortore, s’dinin s’i të përgjigjeshin”, Berisha tregon se çfarë dëshmoi në SPAK: Denoncova…

by Nexhat

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi detaje nga dëshmia e tij sot në SPAK si person nën hetim për çështjen “Partizani”.

“Dua t’i them qytetarëve, të gjitha ato që kam denoncuar, Edi Ramën dhe gripin e tij mercenar. Kam ardhur këtu të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar. Me shpifje dhe trillime. Nuk ka asgjë të vërtetë, por zbatim të porosisë politike, ju si grup i strukturuar kriminal. Ju deklarova aty; jam këtu për të shembur piramidën tuaj. Për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese, të cilat ju vendosët. Masat që vendosët kundër Berishës

banner

Jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antilogjore të turpshme, vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin Parlamentit për llogari të Ramës. Jam këtu për të denoncuar refuzimin e provave që nuk mund të ndodhë kurrë në një vend. Provat e paraqitura nga avokatët dhe Malltezi, ishin shkatërrimtare. Refuzuan prova që shembin piramidën e tyre të mashtrimit. Ekspertizën e ekspertëve të pavarur. Refuzuan dokumentet që faktojnë se vepruan mbi urdhrin politik të Ramës. Janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar. Gjeta aty një atmosferë mortore. Shihnin të hutuar njëri tjetrin dhe nuk dinin ç’të përgjigjeshin. Kur përmenda Taulant Ballën fytyrat u prishën direkt. Nuk ishin pyetje ata, ishin vetëdenigrim që i bënin vetes.”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy