I kishte zënë orteku në Kukës/ Ekipi i ShKShM i Kosovës bashkë me KFOR-in shpëtojnë turistët zviceranë

by Merita

Ndërhyrja e ekipeve nga Kosova dhe e helikopterëve të KFOR-it ka shpëtuar dy turistët zviceranë që ishin bllokuar në Kukës.

Një skuadër e ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë së bashku me një ekip nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, organizuan një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afërsi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.

banner

Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda.

Në orët e vona të mesnatës së të hënës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.

Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore.

Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor njofton se pas një orvatje të helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë por pa sukses për shkak të Terrenit dhe motit të pa përshtatshëm, më në fund u arrit ndërhyrja me sukses nga një Helikopter i forcave të KFOR-it.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy