Kosova s’po i plotëson nevojat as për pemë e perime, në 2023-ën importoi mbi 35 milionë euro

by Nexhat

Kosova gjatë vitit 2023 nuk i ka përmbushur nevojat as për pemë e perime.

Vetëm gjatë vitit 2023, Kosova ka importuar mbi 35.1 milionë euro për pemë e perime, ku listës së importit i prin domatja me 11.9 milionë euro.

banner

Në të dhënat e publikuara nga Instituti GAP, Kosova gjatë vitit 6.3 milionë euro ka importuar patate e 5.6 milionë euro molla.

Për importin e qepëve, Kosova i dha 4.8 milionë euro, ndërsa për rrush 3.4 milionë euro, kurse produkti i cili i kushtoi 2.1 milionë euro import janë dardhat.

Kurse, 748 mijë euro import janë kumbulla, 200 mijë qershi, 83 mijë hudhra e 47 mijë luleshtrydhe.

Pavarësisht subvencionimeve dhe granteve nga qeveria, Kosova vazhdon të mos i plotësojë kërkesat e saja për pemë e perime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy