Mesazhe nacionaliste serbe me hartën e Kosovës në Bosnjë, ekspertja e Ballkanit: Kjo s’duhet të lejohet

by Nexhat

Një grup i njerëzve, që thuhet se janë serbë të cilët jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë provokuar me disa pankarta në hyrje të Srebrenicës.

Dhe në imazhin i cili është shpërndarë në rrjetet sociale, ata shihen duke mbajtur pankarta – ku edhe shihej harta e Kosovës me flamurin e Serbisë

banner

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ekspertja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, e cila dënoi ashpër veprimin e tyre

https://twitter.com/federicawoelk/status/1749724810819543044?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1749724810819543044%7Ctwgr%5E313938d0c0352231320d6abd9015bab3604c1234%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmesazhe-nacionaliste-serbe-harten-e-kosoves-ne-bosnje-ekspertja-e-ballkanit-kjo-sduhet-te-lejohet%2F

Woelk ka bërë thirrje që boshnjakët në Srebrenicë të mos ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar, duke paralajmëruar se “kjo nuk duhet të lejohet”

“E shihni këtë? Kjo, pikërisht kjo është arsyeja pse krimet e luftës duhet të ndiqen rrënjësish. Ne nuk mund të lejojmë që boshnjakët në Srebrenicë të ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka shkruar Woelk në rrjetin social X, e cila njëherësh shpërndau edhe këtë imazh në llogarinë e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy