NATO po zgjerohet, parlamenti turk aprovon kërkesën për anëtarësim të Suedisë

by Nexhat

Parlamenti turk ka miratuar kërkesën e shtetit suedez për anëtarësim në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë NATO.

Kërkesa suedeze i është dërguar presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për nënshkrim përfundimtar, pas së cilës do t’i përcillet Departamentit Amerikan të Shtetit

Në mënyrë që Suedia të bëhet anëtare e plotë e Aleancës, kërkesa e saj duhet të miratohet nga parlamenti hungarez.

Turqia, anëtare e NATO-s, kishte zvarritur ratifikimin e pranimit të Suedisë për më shumë se një vit, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj grupeve që i konsideron si kërcënime të sigurisë

#BREAKING Turkish parliament approves bill regarding Sweden’s accession protocol to NATO pic.twitter.com/XizX9m5kmX

— Anadolu English (@anadoluagency) January 23, 2024

Ajo kishte kërkuar lëshime nga Suedia, duke përfshirë një qëndrim më të ashpër ndaj militantëve kurdë dhe anëtarëve të një rrjeti që Ankaraja fajëson për grushtshtet të dështuar në vitin 2016.

Shteti turk është zemëruar gjithashtu nga një seri demonstratash të mbështetësve të partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit në Suedi, si dhe nga protestat për djegien e Kuranit që tronditën vendet myslimane.

Ndryshe, Suedia së bashku me Finlandën, braktisi politikën e saj tradicionale të neutralitetit ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së NATO-s pas sulmit të Rusisë në shkurt të vitit 2022 ndaj Ukrainës

Finlanda iu bashkua aleancës në prill 2023, duke u bërë anëtarja e 31-të e NATO-s, pasi parlamenti turk ratifikoi kandidaturën e vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy