Pasi deklaroi në BBVK se fiton të ardhura të majme nga OnlyFans, Linda Halimi vjen me një foto provokuese në rrjetet sociale

by Nexhat

Linda Halimi ka konfirmuar se është pjesë e platformës OnlyFans, një vend virtual për të rritur që lejon përmbajtje më të guximshme.

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Kosova”, ky veprim i saj u bë temë diskutimi mes banorëve të tjerë, por Linda ka mbajtur qëndrimin që ndjehet e rehatshme dhe e lumtur me veten dhe me zgjedhjet që bën.

Këngëtarja, e cila tashmë jeton prej vitesh në Amerikë, ka ndarë informacionin se nga ky aplikacion përfiton 10 mijë euro në muaj.

Foto: Linda Halimi/TikTok

Pas daljes nga shtëpia e famshme, ajo ka rritur edhe më shumë prezencën e saj në rrjete sociale. Së fundmi, Linda ka ndarë një video mjaft të nxehtë në TikTok, ku shfaq linjat e saj trupore në formë të shkëlqyer

Duke u paraqitur e veshur vetëm me bikini, këngëtarja nuk heziton të tregojë linjat e saj provokuese, duke i ekspozuar me shumë guxim dhe besim në vetvete. Në mbishkrimin e videos, e cila është cilësuar si “Magnet”, Linda ka lënë të nënkuptohet se ka ndikim të fortë dhe tërheqës tek ndjekësit e saj.

Megjithatë, mbetet në pikëpyetje nëse përmbajtja që Linda poston në TikTok është e ngjashme me atë që ofron në OnlyFans, apo në platformën për të rritur ajo zbulon më shumë nga vetja. Këtë e di vetëm Linda dhe ndjekësit e saj më të devotshëm. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy