Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Prizren, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një 13-vjeçare.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi
Ai ka thënë se rasti është raportuar në polici nga babai i të miturës, i cili ka njoftuar se vajza e tij është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari i cili e ka shoqëruar me veturë deri në një market.
“Sot me datë 23.01.2024 prindi i një vajze të mitur 13-vjeçare ka raportuar se me datë 07.01.2024 derisa vajza e tij ishte duke shkuar në market, një i dyshuar mashkull pasi që e ka marr në automjet viktimën e mitur për ta shoqëruar deri në një market në Prizren, ai e ka ngacmuar seksualisht atë”
“I dyshuari ka qenë i panjohur por pas veprimeve hetimore është identifikuar nga policia, ai ishte 22-vjeçar nga Prizreni”, ka deklaruar Bytyqi.
Ai tutje ka bërë të ditur se pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë. Ndërsa, rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.