Sipas Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024, valuta e vetme e lejuar për kryerjen e pagesave në Kosovë është euro. Lidhur me këtë shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar takim sot me guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismailin. Szunyog ka kërkuar sqarime nga Ismaili për punën e zbatimit të këtij vendimi pasi që pritet të ndikojë sidomos në jetesën e qytetarëve në zonat e banuara me shumicë serbe.
“U takova me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili dhe diskutuam për Rregulloren e ndryshuar për operacionet me para të gatshme, e cila gjithashtu rregullon procesin e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera që dyshohet se janë të falsifikuara”- ka shkruar Szunyog në platformën “X”. “E pyeta edhe se si do të zbatohet pasi që pritet të ndikojë veçanërisht në jetesën e qytetarëve në zonat me shumicë serbe. Shpreha shqetësimin për faktin se ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të Rregullores”- ka shtuar ai.
Met the Governor of #Kosovo's Central Bank, Ahmet Ismaili & discussed the amended regulation on Cash Operations, which also regulates the process of handling and withdrawal from circulation of euro banknotes and coins and other currencies suspected of being counterfeit (1/2). pic.twitter.com/J2iKqM8BX8
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) January 23, 2024