Edhe këtë pasdite, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim para simpatizantëve të tij, teksa këta të fundit ishin mbledhur poshtë banesës së tij
Nga dritarja e banesës së tij ku ndodhet nën masën e ‘arrestit të shtëpisë’, Berisha iu është drejtuar mbështetësve të tij duke i pyetur se çfarë dallimi ka “kreu i SPAK, Altin Dumani me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin”, duke vijuar më pas me akuza për këtë të fundit.
“Do të ju pyes unë ju, çfarë dallimi ka Nuredini, Damani me Altin Damanin. Nuredini është një serial killer, por i penduar, ndërsa Altini i shet dosjen me horrat e tij në Skapin e partisë. Dosjen e pendesës. Çfarë dallimi ka Altini nga ai i cili ka vjedhur me firmën e tij jo 10, por mbi 130 mln Euro mbi djegësin e Tiranës, pra Rama e Veliaj që janë zhdukur pa nam e nishan.
Kurse ky përdor pushtetin si kriminel i vërtetë për të shpallur amnistinë e tyre. Çfarë është ky mercenar i cili me urdhër të Lindës, Linda Ramës, Lindës së Surrelit, prish dosjen dhe e shpall në ‘arrest’ Arben Ahmetajn. Në një kohë kur burri i Lindës kishte firmosur procedurën antiligjore
Burri i Lindës që urdhëronte arrestimin e Ahmetaj, kishte përmbysur strategjinë ekzistuese për trajtimin e mbetjeve dhe kishte vendosur strategjinë e djegësave. Në një kohë kur burri i Lindës që urdhëronte skapistin Damani, për arrestimin e Arben Ahmetaj, kishte firmosur procedurën me negociata të mbyllura antiligjore, kishte urdhëruar firmosjen e 17 dokumenteve në 24 orë, në një kohë kur kishte firmosur bonusin me 8 pikë për vjedhjen e shekullit për sipërmarrjen që ekzistonte vetëm në mendjen e tij dhe të Erion Veliajt.
Atyre që besojnë te Damani, që përligj kushtetutë dhe moral, ka statutin e partisë që është i korruptuar nga koka te këmbët, atyre u them, besimin nuk mund të jetë kurrë i verbër se Dumani është një fanatik që për moral ka partinë, korrupsionin politik”, tha Berisha.