Dedaj reagon pas aktakuzës: Keqëpërdorimi i pushtetit për të përndjekur kundërshtarët politik, është krim

by Nexhat

Ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër tij për kërcënim ndaj presidentes, Vjosa Osmani.

Në përgjigje të akuzave, Dedaj ka reaguar ashpër, duke i quajtur ato një shfrytëzim të detyrës për qëllime të përndjekjes politike

banner

“Përdorimi i pushtetit gjyqësor për qëllime politike është një krim!” ka shkruar Dedaj në Facebook.

Ai ka shprehur vendosmërinë kundër asaj që ai e konsideron si një veprim stalinisto-bolshevik që bazohet në diskriminim dhe përndjekje politike

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se “Më 20 tetor 2023, Prokuroria Themelore ka vepruar zyrtarisht kundër Gj.D., duke e akuzuar për veprën penale të ‘Kanosjes’ sipas neni 181, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.”

Dedaj, i cili e kishte cilësuar shkarkimin e tij si hakmarrje politike, kishte përmendur edhe Kodin Kanunor të Lekë Dukagjinit në mbrojtje të vetë, duke theksuar anësinë e tij ndaj ligjit dhe trashëgimisë shqiptare.

Ai shprehet se ndjehet i kërcënuar nga “Klani i Osmanit”, duke iu referuar presidentes dhe rrethit të saj politik, dhe i ka adresuar këto shqetësime publikisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy