Gërvalla takon homologen e saj nga Monako, e njofton për situatën e sigurisë pas Banjskës

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, është takuar me homologen e saj nga Monako, Isabelle Berro-Amadei.

Gjatë takimit, ato kanë diskutuar për “tema të të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare, forcimin  dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimin e përvojave në diplomacinë publike etj”

banner

Po ashtu, Gërvalla e njoftoi homologen e saj edhe për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit të Serbisë në Banjskë.

“Tutje Ministrja Gërvalla falënderoi Principatën e Monakos për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, në fushën e telekomunikimit, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje për Kosovën në fitimin e së drejtës për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA si dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.”

Ministrja Gërvalla e ka falënderuar Ministren Berro-Amadei për mikpritjen e përzemërt dhe e ka ftuar atë që ta vizitojë Kosovën.

Komunikata e plotë:

Ministrja Gërvalla takon homologen nga Monako, konfirmon përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin

Në kuadër të vizitës dy ditore në Principatën e Monakos, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla është pritur nga homologia e saj, Ministrja e Punëve të Jashtme e Principatës së Monakos, znj. Isabelle Berro-Amadei.

Në atmosferë tejet miqësore u diskutuan tema të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare, forcimin  dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimin e përvojave në diplomacinë publike etj.

Gjatë takimit Ministrja Gërvalla njoftoi homologen e saj, Berro-Amadei edhe për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit të Serbisë në Banjskë dhe rreziqet që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Tutje Ministrja Gërvalla falënderoi Principatën e Monakos për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, në fushën e telekomunikimit, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje për Kosovën në fitimin e së drejtës për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA si dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

 Ministrja Gërvalla falënderoi Ministren Berro-Amadei për mikpritjen e përzemërt dhe e ftoi të vizitojë Republikën e Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy